Isa Mustafa i reagon Përparim Ramës që e quajti këngëtar: Është në muajin e mjaltit - Gazeta Express
string(82) "isa-mustafa-i-reagon-perparim-rames-qe-e-quajti-kengetar-eshte-ne-muajin-e-mjaltit"

Lajme

Gazeta Express

26/12/2021 12:48

Isa Mustafa i reagon Përparim Ramës që e quajti këngëtar: Është në muajin e mjaltit

Lajme

Gazeta Express

26/12/2021 12:48

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka porositur kryetarin e ri të Prishtinës që të fillojë të punojë, pasi ky i fundit ka pyetur me shaka se “Cili është Isa Mustafa?”.

Pasi e pa videon, Mustafa i tha Gazetës Express se Përparim Rama është në ‘muajin e mjaltit’.

Lexo Edhe:

“Është në muajin e mjaltit. Le të fillojë të punojë”, tha Mustafa, duke komentuar deklaratën e Ramës.

Rama më 7 dhjetor e ka marrë detyrën e kryetarit të komunës më të rëndësishme në vend.

Kryetarit të Prishtinës iu përmend ish-kryetari i LDK-së në emisionin Oxygen, që u transmetua të shtunën.

“Cili, cili është? Niva që është njëfarë këngëtari, qashtu e ka emrin”, tha Rama duke qeshur.

Ai shtoi se “shefi jem është qytetari i Prishtinës”.

Si kryetar, Rama tha se u ka borxh vetëm qytetarëve, ndërsa për këtë deklaratë, moderatori i emisionit, Besim Dina ia dhuroi një përqafim.