Isa Mustafa i gatshëm për t’u bërë president i Kosovës


load
Gazeta Express
17 Tetor 2019 20:25

Dëshirën e ka të bëhet president i vendit, por Isa Mustafa e pranon se për momentin kjo nuk është tema kryesore në negociatat midis Lidhjes Demokratike të Kosovës që e drejton vet dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Ish-kryeministri i vendit tha në një intervistë në Zonën e Debatit, që transmetohet sonte, se në këto negociata e ka rolin kyç, ani se pyetet edhe Vjosa Osmani.

“Është një nder i veçantë që dikush me mbyll karrierën e vet politike me një përgjegjësi ndaj qytetarëve të republikës së Kosovës, mirëpo nuk jam unë ai që mund ta bëjë veten president, e as që do ta imponoj veten si president të vendit”, ka thënë Mustafa.

Marrëveshja mes VV’së dhe LDK’së nuk mund të arrihet nëse ka kushtëzime nga ana e VV’së.

“Ne do të ulemi me letër të bardhë përpara pa asnjë kusht, askush nuk mund të thotë që ‘eja të ulemi në tavolinë, por tri ministri i kam nda për veti derisa shtatë tjera nga dhjetë janë të hapura për negociata’”, është shprehur Mustafa.

E pse LDK doli e dyta në këto zgjedhje dhe jo e para, Mustafa tha se është lënë anash diaspora.

“Arsyeja themelore pse kemi dalë në vend të dytë është se nuk e kemi pasë diasporën”, ka shtuar Mustafa.

Isa Mustafa dëshiron të bëhet president i Kosovës – 17.10.2019 – Klan Kosova

Uploaded by KlanKosova on 2019-10-17.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart