Isa Mustafa flet për ambiciet e tij politike në të ardhmen - Gazeta Express
string(58) "isa-mustafa-flet-per-ambiciet-e-tij-politike-ne-te-ardhmen"

Isa Mustafa flet për ambiciet e tij politike në të ardhmen

Gazeta Express

16/01/2020 22:22

Kreytari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë ka folur rreth ambicieve të tij në të ardhmen politike.

“Ambicia ime politike është të arrihet një marrëveshje për koalicionin qeverisës, të formohen institucionet e Kosovës. Ne si LDK duhet të punojmë rreth zgjedhjeve lokale që po afrojnë”, është shprehur Mustafa.

Lexo Edhe:

Ndërsa në pyetjen se a ka ambicien për postin e Presidentit, Mustafa tha se asnjë emër nuk është përmendur brenda LDK’së deri tash.

“Ne si LDK vendosim brenda këshillit të përgjithshëm për postin e presidentit”, ka thënë Mustafa në RTK.

“Asnjë emër nuk është përmendur deri më tash për postin e presidentit”, ka përfunduar Mustafa.