Ironia e Tahirit me gjykatën: S’të themi dot që je i pafajshëm, po të dënojmë fare pak


Gazeta Express
19 Shtator 2019 22:48

Pasi u njoh me vendimin e gjykatës dhe u largua drejt shtëpisë ish- ministri Saimir Tahiri reagoi në rrjetet sociale.

Ai ironizon gjykatën duke shkruar se i thanë që nuk të themi dot që je i pafajshëm, por po të dënojmë fare pak.

“Nuk te themi dot qe je i pafajshem, kshuqe po te denojme pak fare….keshtu e kuptova sot.

Beteja ime sapo ka filluar

Faleminderit te gjitheve per mbështetjen”, shkruan ai.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Tahirin me 5 vite burg për shpërdorim detyre, por që i konvertohet në 3.4 vitë shërbim prove.

Tahiri u shpreh se do e çojë vendimin në gjykatën e Apelit duke kërkuar pafajësi.

Te fundit


Kthehu lart