Irina Shayk dhe Bradley Cooper u panë sërish bashkë, si qëndron e vërteta e lidhjes së tyre - Gazeta Express
string(90) "irina-shayk-dhe-bradley-cooper-u-pane-serish-bashke-si-qendron-e-verteta-e-lidhjes-se-tyre"

Rozë

Gazeta Express

04/12/2021 16:07

Irina Shayk dhe Bradley Cooper u panë sërish bashkë, si qëndron e vërteta e lidhjes së tyre

Rozë

Gazeta Express

04/12/2021 16:07

Pavarësisht ndarjes së tyre në vitin 2019, Irina Shayk do të jetë gjithmonë një nga gratë më të rëndësishme në jetën e Bradley Cooper. Aktori amerikan dhe Irina kanë qenë në qendër të spekulimeve kohët e fundit se janë rikthyer sërish bashkë por duket se dyshen e famshme nuk e lidh asgjë tjetër përveç bashkëprindërimit të vajzës, Lea.

Këtë e kanë konfirmuar burime për HollywoodLife. “Bradley dhe Irina nuk janë kthyer sërish bashkë. Ata bëhen shpesh për vajzën e tyre por ai kapitull ka mbaruar dhe të dy kanë vazhduar në mënyrë romantike. Nëse ata janë bashkë, janë si miq dhe prindër. Nëse do të ketë gjithmonë dashuri mes të dyve, nuk është asgjë më shumë se platonike”, tha burimi.

Lexo Edhe:

Më tej shtoi se Irina “do të jetë gjithmonë një nga gratë më të rëndësishme në jetën e Bradley”, duke vënë në dukje se ish partnerët planifikojnë t’i kalojnë Krishtlindjet së bashku si familje. “Bradley dhe Irina po planifikojnë të festojnë Krishtlindjet në mënyrë që të mund të jenë së bashku si familje me vajzën e tyre.”