Irani regjistron numrin e dytë më të madh të rasteve ditore të virusit që nga fillimi i pandemisë - Gazeta Express
string(97) "irani-regjistron-numrin-e-dyte-me-te-madh-te-rasteve-ditore-te-virusit-qe-nga-fillimi-i-pandemise"

Irani regjistron numrin e dytë më të madh të rasteve ditore të virusit që nga fillimi i pandemisë

Gazeta Express

02/06/2020 14:28

Republika Islamike e Iranit e ka shënuar numrin e dytë më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Sipas raportit më të ri të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë shënuar 3,117 raste të reja të infektimeve, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shifra e rasteve ditore të koronavirusit tash është kthyer në nivelin e kulmit të pandemisë, që ishte shënuar në fund të marsit. Numri më i lartë ditor i rasteve në këtë shtet deri më tani ka qenë 3,186 dhe është shënuar më 31 mars.

Megjithatë, numri i viktimave mbetet shumë më i ulët se në atë kohë. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 64 të vdekur nga sëmundja e re.

Deri më tani, Irani i ka regjistruar 157,562 persona të infektuar dhe 7,942 të vdekur nga Covid-19. Mbi 123,000 të infektuar tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Irani është vendi më i prekur nga virusi i ri në Lindjen e Mesme dhe ka qenë në mesin e katër vendeve me më së shumti raste në botë në fazën e parë të pandemisë, bashkë me Kinën, Italinë dhe Korenë Jugore.