Irani përfshihet në konfliktin armeno-azer, plani do t’i paraqitet Putinit dhe Erdoganit - Gazeta Express
string(86) "irani-perfshihet-ne-konfliktin-armeno-azer-plani-do-ti-paraqitet-putinit-dhe-erdoganit"

Gazeta Express

27/10/2020 23:42

Irani përfshihet në konfliktin armeno-azer, plani do t’i paraqitet Putinit dhe Erdoganit

Gazeta Express

27/10/2020 23:42

Pas dështimit të armëpushimeve të ndërmjetësuar nga Rusia dhe ShBA-ja për konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, vjen në horizont plani i paqes i Iranit. Ai do t’u paraqitet të dy vendeve, si dhe gjithashtu fuqive rajonale, Rusisë dhe Turqisë.

Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi ndërmarrjen e një nisme të re për vendosjen e paqes ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, që prej javësh janë përfshirë në një konflikt të përgjakshëm. Zëvendësministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi pritet t’ua paraqesë planin zyrtarëve të të dy vendeve, si dhe atyre të fuqive rajonale, Turqisë dhe Rusisë.

Lexo Edhe:

Marrëveshjet e mëparshme të armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë dështuar.

Akuzat për shkeljen e armëpushimit vijuan edhe të martën, transmeton Oranews. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se pala e Azerbajxhanit lëshoi raketa në drejtim të kufirit armen.

Rusia, që ka marrëdhënie të ngushta ushtarake me Armeninë, është e detyruar mbi bazën e një traktati ta mbrojë ushtarakisht këtë vend nëse territori i sulmohet.

Ky traktat, si dhe afërsia e Azerbajxhanit me Turqinë ka shtuar frikë në komunitetin ndërkombëtar për përfshirjen e dy vendeve drejtpërdrejt në konflikt, ndonëse që tani është vërtetuar përdorimi i avionëve turq të telekomanduar.

Më herët, presidenti Vladimir Putin ka saktësuar se ushtria ruse nuk do të ndërhyjë në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut.

Me rreth 800 viktima deri më tani, ky është konflikti më i përgjakshëm midis Armenisë dhe Azerbajxhanit  që kur lufta e tyre për kontrollin e enklavës filloi në fund të viteve 1980 dhe fillim të 1990-s kur të dy vendet fituan pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik.