Irani kërcënon me sulm Emiratet e Bashkuara Arabe nëse e sulmon ShBA-ja - Gazeta Express
string(71) "irani-kercenon-me-sulm-emiratet-e-bashkuara-arabe-nese-e-sulmon-shba-ja"

Irani kërcënon me sulm Emiratet e Bashkuara Arabe nëse e sulmon ShBA-ja

Lajme

Gazeta Express

02/12/2020 15:55

Irani ka dërguar mesazh të drejtpërdrejt kërcënues në Emiratet e Bashkuara Arabe se do ta sulmojë këtë shtet në rast se republika islamike sulmohet nga Shtetet e Bashkuara prej territorit të Emirateve.

Një faqe e lajmeve me bazë në Londër, e quajtur “Middle East Eye”, raportoi se Teherani e ka kërcënuar princin e Abu Dabit, Mohammed bin Zayed, se Irani do t’i sulmojë Emiratet e Bashkuara në rast se sulmohet nga forcat amerikane duke e shfrytëzuar territorin e Emirateve të Bashkuara.

Lexo Edhe:

“Do të ju mbajmë juve përgjegjës për vrasjen e Fakhrizadeh-s”, raportohet se shkruhet në mesazhin kërcënues të Iranit drejtuar Emirateve të Bashkuara, duke iu referuar shkencëtarit bërthamor të Iranit që u vra javën e kaluar.

Sipas kësaj faqeje, Irani e kontaktoi personalisht princin Bin Zayed vetëm disa orë para se Emiratet e Bashkuara të dilnin me një deklaratë për dënimin e vrasjes së shkencëtarit, të cilën Ministria e Jashtme e cilësoi si akt që mund ta nxisë konfliktin në rajon.

Izraeli i ka vënë diplomatët dhe ambasadat në gjendje të lartë alarmi për shkak të frikës nga hakmarrja e Iranit, i cili e ka fajësuar shtetin izraelit për vrasjen e shkencëtarit të rëndësishëm, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Mediet izraelite gjithashtu raportuan se zyrtarët e sigurisë në Izrael janë të shqetësuar se shtetasit izraelitë mund të rrezikohen nga aktet e hakmarrjes në Emiratet e Bashkuara.

Ndryshe, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën raporte diplomatike përmes marrëveshjes së përkrahur nga Shtetet e Bashkuara që u nënshkrua në muajin shtator.

Irani e ka kritikuar ashpër këtë marrëveshje, duke thënë se Emiratet e Bashkuara e kanë tradhtuar popullin palestinez duke vendosur raporte me “regjimin zionist” – referencë e Iranit për Izraelin.