IPKO vazhdon të mbështesë sektorin e shëndetësisë - Dhuron sistemin e sofistikuar të ultrazërit për Klinikën e Onkologjisë në QKUK - Gazeta Express
string(128) "ipko-vazhdon-te-mbeshtese-sektorin-e-shendetesise-dhuron-sistemin-e-sofistikuar-te-ultrazerit-per-kliniken-e-onkologjise-ne-qkuk"

Gazeta Express

10/08/2020 13:22

IPKO vazhdon të mbështesë sektorin e shëndetësisë – Dhuron sistemin e sofistikuar të ultrazërit për Klinikën e Onkologjisë në QKUK

Gazeta Express

10/08/2020 13:22

Edhe gjatë kësaj kohe  të vështirë pandemike, kur të gjitha bizneset dhe ekonomia u ndikuan shumë, kompania IPKO ka mbetur e përkushtuar për qëllimet dhe vlerat e saj të korporatës. Duke qenë kompani me përgjegjësi të lartë sociale, me një përkushtim të qartë ndaj sektorit të shëndetësisë për shumë vite, IPKO ka dhuruar sistemin e sofistikuar të ultrazërit, Philips ClearVue 650 për Klinikën e Onkologjisë, i cili zbulon kancerin në fazat e hershme të tij.

Gjatë ceremonisë së dhurimit, z. Arianit Duraku – Drejtori i  Shitjes në IPKO, deklaroi: “IPKO ka qenë gjithmonë përkrahës i sektorit shëndetësor dhe kontribuon për të bërë ndryshime, në mënyrë që t’i ndihmojë shoqërisë. Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë të dhurojmë për sektorin shëndetësor dhe sektorë të tjerë që kontribuojnë në mirëqenien e shoqërisë edhe në të ardhmen.”

Lexo Edhe:

Shefi Ekzekutiv i IPKO-së, z. Robert Erzin, deklaroi se: “Për shumë vite, IPKO ka iniciuar dhe përkrahur kauza të ndryshme që ndërlidhen me sektorin e shëndetësisë. Përgjegjësia jonë e lartë shoqërore është aseti ynë i vlefshëm. Edhe pse kompania jonë, gjithashtu, është ndikuar nga kjo situatë pandemike në shumë aspekte, ne mbetemi të përkushtuar ndaj qëllimeve dhe vlerave tona të larta të përgjegjësisë shoqërore. Ne besojmë se të gjithë meritojnë një qasje më të mirë të kujdesit shëndetësor dhe se të gjithë ata që kanë mundësi, do të duhej të kontribuojnë në këtë drejtim. Midis të gjitha llojeve të kancerit, kanceri i gjirit është më i përhapuri në Kosovë. Kjo pajisje është një përkushtim për të gjitha gratë e Kosovës dhe veçanërisht gratë në IPKO, të cilat janë shtylla kryesore në kompaninë tonë.”

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Dr. Ilir Kurtishi deklaroi: “Në departamentin e onkologjisë ne bëjmë 12,000 kontrolle në vit. Gjatë vitit 2019 janë regjistruar 2.652 raste të reja të kancerit në Kosovë. Rekomandohet që çdo grua dhe burrë në të 20-at e tyre të fillojnë vetë-kontrollet. Ultrazëri i gjirit zakonisht rekomandohet për gratë e moshës 20 deri në 40 vjeç, ndërsa mamografia për gratë e moshës 40-60 vjeç. Kanceri i gjirit mbizotëron me 400 raste të reja çdo vit, i ndjekur nga kanceri i mushkërive me 230 raste të reja në vit. Ky ultrazë është kritik për të shkurtuar periudhën e pritjes për pacientët që janë në listë pritjeje për kontrollë – një periudhë e cila është thelbësore për zbulimin e kancerit në fazat e hershme të tij, dhe që rrit shanset për mbijetesë. Klinika jonë kishte vetëm një sistem të  ultrazërit për ekzaminim i cili është një model shumë i vjetër dhe jo aq efikas.”

Gjatë periudhës 2018-2019, IPKO ka qenë e përqendruar të ndihmojë sektorin e shëndetësisë në Kosovë. Janë blerë dhe shpërndarë pajisje mjekësore në 20 njësi pediatrike, në shumë prej 150,000 EUR për Qendrat Kryesore të Kujdesit Familjar (MCFC) në komuna të ndryshme të Kosovës.

IPKO është një kontribues i shkëlqyeshëm i shoqërisë, gjithnjë duke iniciuar dhe mbështetur kauza të ndryshme me temën kryesore, shëndetin, arsimin dhe sportin.