IPKO sjell duelet më të mëdha të futbollit evropian në fundjavë


Gazeta Express
25 Tetor 2019 16:13

Platforma digjitale IPKO edhe këtë fundjavë do t’i sjell ngjarjet më të rëndësishme sportive në vend dhe botë. Ndeshja më e madhe e kësaj fundjave do të jetë ajo në mes të Liverpoolit e Tottenhamit, të cilën mund ta shihni në kanalet e Super Sport Kosovës

Platforma digjitale IPKO vazhdon t’i mbulojë ngjarjet kryesore sportive në vendin tonë, në rrafshin vendor dhe atë ndërkombëtar.

Edhe këtë fundjavë, në kanalet e Super Sport dhe Super Sport Kosova mund të shikoni ndeshje të shumta të ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga e Serie A, por edhe IPKO Superligën e Kosovës, Superligën e Shqipërisë dhe liga të tjera evropiane, plus ngjarje nga sportet tjera.

LIVERPOOL – TOTTENHAM, SUPER-SFIDA E JAVËS

Ligat më të forta evropiane vazhdojnë të sjellin ndeshje të mëdha.

Edhe këtë fundjavë, dueli kryesor do të luhet në Premierligë.

Dy finalistët e fundit të Ligës së Kampionëve, Liverpool e Tottenham do të përballen në mes vete të dielën.

Ndërkohë, kampioni Manchester City do të ketë punë me Aston Villën.

Manchester United e viziton Norwichin, kurse Arsenali do të jetë mikpritës i Crystal Palacet.

Në La Liga, “El Clasico” në mes të Barcelonës dhe Real Madridit është shtyrë.

E dueli kryesor i vikendit në Spanjë do të jetë ai ndërmjet Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos.

Në Itali, ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes të Romës dhe Milanit.

Por, interesante pritet të jetë edhe sfida Fiorentina – Lazio.

Ndërkohë, lideri dhe kampioni Juventus e vizion Leccen, kurse Interi e pret Parmën.

Ndeshjet kryesore të ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga e Serie A i transmeton platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.

DY DERBI LOKALË NË IPKO SUPERLIGË

Xhiroja e 12-të e IPKO Superligës së Kosovës në futboll do t’i sjellë dy derbi lokalë.

Drenica dhe Feronikeli do të përballen në mes vete të shtunën, kurse Prishtina do ta gostisë Flamurtarin të hënën.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet në Gjilan, ku kryesuesi e pret Trepçën ’89.

Drita e kërkon fitoren si mysafire ndaj fqinjit Ferizaj, njëjtë si Llapi, i cili e viziton Vushtrrinë.

Favorit për të fituar këtë xhiro është Ballkani, i cili e pret ekipin e pafuqishëm, Dukagjini.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje i transmeton IPKO përmes kanaleve të Super Sport Kosova.

Premierliga – Java e 10-të

SSK2 E premte 21:00 Southampton – Leicester

SSK1 E shtunë 13:30 Man City – Aston Villa

E shtunë 16:00 Brighton – Everton

E shtunë 16:00 Watford – Bournemouth

E shtunë 16:00 West Ham – Sheffield Utd

SSK1 E shtunë 18:30 Burnley – Chelsea

E diel 15:00 Newcastle – Wolverhampton

SSK2 E diel 17:30 Arsenal – Crystal Palace

SSK1 E diel 17:30 Liverpool – Tottenham

E diel 17:30 Norwich – Manchester United

La Liga – Java e 10-të

E premte 21:00 Villarreal – Alaves

E shtunë 16:00 Leganes – Mallorca

E shtunë 18:30 Valladolid – Eibar

SSK1 E shtunë 21:00 Atl Madrid – Athl Bilbao

E diel 12:00 Celta Vigo – Real Sociedad

E diel 14:00 Granada – Betis

E diel 16:00 Levante – Espanyol

E diel 18:30 Sevilla – Getafe

E diel 21:00 Osasuna Valencia

Barcelona – Real Madrid (është shtyrë)

Serie A – Java e 9-të

SSK1 E premte 20:45 Verona – Sassuolo

E shtunë 15:00 Lecce – Juventus

E shtunë 18:00 Inter – Parma

E shtunë 20:45 Genoa – Brescia

E diel 12:30 Bologna – Sampdoria

E diel 15:00 Atalanta – Udinese

E diel 15:00 Spal – Napoli

E diel 15:00 Torino – Cagliari

SSK1 E diel 18:00 Roma – Milan

SSK1 E diel 20:45 Fiorentina – Lazio

IPKO Superliga – Java e 12-të

SSK2 E shtunë 14:00 Drenica – Feronikeli

SSK3 E shtunë 14:00 Vushtrria – Llapi

SSK1 E diel 14:00 Gjilani – Trepça ‘89

SSK2 E diel 14:00 Ballkani – Dukagjini

SSK1 E hënë 14:00 Ferizaj – Drita

SSK1 E hënë Prishtina – Flamurtari

Te fundit


Kthehu lart