IPKO sjell derbin Man Utd – Liverpool dhe ndeshjet tjera interesante të ligave më të forta evropiane


Gazeta Express
18 Tetor 2019 15:28

Platforma televizive IPKO në bashkëpunim me Digitalb vazhdojnë ta kenë ekskluzivitetin e ndeshjeve më të mëdha të Evropës, të cilat i sjellin në Kosovë përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.

Kjo fundjavë do të jetë edhe më e veçantë, për faktin se do ta shohim derbin e madh të Anglisë ndërmjet Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.

Ndërkohë, gjatë vikendit pritet të ketë ndeshje të tjera interesante në ligat më të forta evropiane, Premierliga, La Liga e Serie A, të cilat i sjell IPKO.

Gjithashtu, mund t’i shihni ndeshjet interesante të IPKO Superligës së Kosovës, të kategorisë Superiore të Shqipërisë, por edhe të ligave të tjera të futbollit evropian, por edhe aktivitete nga sportet tjera botërore.

MAN UTD – LIVERPOOL, DERBI I EVROPËS

Ligat evropiane rikthehen këtë fundjavë pas ndeshjeve të Kombëtareve.

Pa dyshim, ndeshjen më të madhe të këtij vikendi do ta sjellë Premierliga.

Manchester Unitedi dhe Liverpooli do të përballen në derbin e Anglisë, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante.

Kampioni aktual, Manchester City do ta vizitojë Crystal Palacen, kurse Arsenali Sheffieldin.

Chelsea do ta gostisë Newcastlen, derisa Tottenhami do të ketë punë me Watfordin.

Në La Liga, Real Madridi do të mundohet ta ruajë pozitën e liderit me një fitore ndaj Mallorcas.

Kurse, Barcelona po ashtu i do tri pikë në duel me Eibarin si mysafire.

Në Itali, Juventusi llogarit në fitore kundër Bolognas, njëjtë si Interi, në duel me Spal.

Milani do ta tentojë këndelljen me trajnerin e ri, me duelin ndaj Lecces, ndërsa lojë interesante pritet të jetë ajo në mes të Sampdorias me Romën.

Ndeshjet kryesore të ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga e Serie A i transmeton platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.

Premierliga – Java e nëntë

SSK1 E shtunë 13:30 Everton – West Ham

E shtunë 16:00 Aston Villa – Brighton

E shtunë 16:00 Bournemouth – Norwich

SSK1 E shtunë 16:00 Chelsea – Neëcastle

E shtunë 16:00 Leicester – Burnley

E shtunë 16:00 Tottenham – Watford

E shtunë 16:00 Wolverhampton – Southampton

SSK1 E shtunë 18:30 Crystal Palace – Manchester City

SSK1 E diel 17:30 Manchester United – Liverpool

SSK1 E hënë 21:00 Sheffield United – Arsenal

La Liga – Java e nëntë

E premte 21:00 Granada – Osasuna

E shtunë 13:00 Eibar – Barcelona

E shtunë 16:00 Atletico Madrid – Valencia

E shtunë 18:30 Getafe – Leganes

SSK2 E shtunë 21:00 Mallorca – Real Madrid

E diel 12:00 Alaves – Celta Vigo

E diel 14:00 Real Sociedad – Betis

E diel 16:00 Espanyol – Villarreal

E diel 18:30 Athletic Bilbao – Valladolid

E diel 21:00 Sevilla – Levante

Serie A – Java e tetë

E shtunë 15:00 Lazio – Atalanta

SSK3 E shtunë 18:00 Napoli – Verona

SSK1 E shtunë 20:45 Juventus – Bologna

E diel 12:30 Sassuolo – Inter

E diel 15:00 Cagliari – Spal

SSK3 E diel 15:00 Sampdoria – Roma

E diel 15:00 Udinese – Torino

E diel 18:00 Parma – Genoa

SSK1 E diel 20:45 Milan – Lecce

E diel 20:45 Brescia – Fiorentina

IPKO Superliga – Java e dhjetë

SSK1 E premte 14:00 Feronikeli – Gjilani

SSK2 E premte 14:00 Llapi – Trepça ‘89

SSK3 E premte 14:00 Dukagjini – Vushtrria

SSK3 E shtunë 14:00 Flamurtari – Drenica

SSK1 E diel 14:00 Ferizaj – Prishtina

SSK2 E diel 14:00 Drita – Ballkani

Te fundit


Kthehu lart