IPKO dhe Super Sport vijnë sonte me tri ndeshje nga ligat më të forta evropiane


Gazeta Express
15 Prill 2019 15:35

Platforma televizive – IPKO sjell sonte tri ndeshje nga tri ligat më të forta evropiane, Premierliga, La Liga dhe Serie A

Fundjava që shkoi ka qenë e pasur me ndeshje futbolli në ligat më të forta evropiane, të cilat i ka mbuluar platforma televizive – IPKO përmes kanaleve të Super Sportit.

Mirëpo, ndeshjet e kësaj xhiroje nuk kanë përfunduar ende, pasi sonte do të luhen tri ndeshje në tri ligat më të forta evropiane.

Në Premerligë, Super Sport Kosova 1 e transmeton ndeshjen ndërmjet Watfordit dhe Arsenalit të shqiptarëve Granit Xhaka e Shkodran Mustafi.

Në La Liga do të luajë Real Madridi kundër Leganes dhe këtë ndeshje e transmeton Super Sport 2.

E duelin ndërmjet Atalantas së Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit dhe Empolit mund ta shihni në Super Sport 3. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart