iPhone shitet më shumë sesa prodhohet


Gazeta Express
9 Tetor 2019 1:34

Gjenerata e re e iPhone po shitet aq mirë sa që Apple nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat e tregut në të gjithë botën, sipas një raporti të fundit. Prandaj kompania ka vendosur ta rritë prodhimin e modeleve iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro, raporton Softpedia.

Nikkei raporton se Apple tashmë ka kërkuar nga furnitorët që ta rrisin prodhimin për 10 për qind, ndërsa burime të afërta me këtë temë pohojnë se kjo do të jetë një rritje prej afërsisht tetë milionë njësive të telefonave.

Është e rëndësishme të theksohet se përshtatja e prodhimit vlen edhe për të gjitha modelet e iPhone, dhe jo vetëm për familjen e re, edhe pse iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro do të përfitojnë më së shumti nga ky prodhim i rritur, shkruan Koha.

Raporti përmend gjithashtu se do të zvogëlohet prodhimi i modelit iPhone 11 Pro Max pasi që pjesa më e madhe e porosive shkojnë në dy modelet e tjera në linjë.

Apple nuk i publikon më rezultatet e veta të shitjeve, por bazuar në të dhënat e shitjes me pakicë, analistët besojnë se iPhone 11 po shitet më mirë sesa pritej fillimisht.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart