iPhone 11: Data e lansimit, çmimi dhe të gjitha detajet që duhet t’i dini


Gazeta Express
3 Shtator 2019 11:20

Më pak se 10 ditë para se Apple ta lansojë zyrtarisht iPhone e ri, në internet janë publikuar specifikat e tre modeleve të iPhone 11, duke përfshirë çmimet dhe emrat e tyre.

Deri më tani raportohet se modelet e reja do të quhen iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, si pasardhës të modeleve iPhone XR, XS dhe XS Max, respektivisht.

Të tre modelet do të kenë një çip A13, do të mbështesin njohjen e fytyrës, do të kenë një lidhje interneti WiFi 6 dhe mundësi për t’u mbushur përmes wirelessit, transmeton Gazeta Express.

Specifikat e iPhone të ri

Data e lansimit të këtyre modeleve është 10 shtatori, që përket me datën e zakonshme vjetore të kompanisë. Përveç iPhone, Apple do të prezantojë edhe disa orë të reja.

iPhone 11 Pro dhe Pro Max pritet të kenë ekrane 5.8 inç dhe 6.5 inç, me të dy që raportohet se do kenë kamerë përpara prej 12mgp. Prapa, celularët do të kenë tri kamera 12mgp, përderisa iPhone 11 Pro do të ketë një bateri prej 3,190 mAh dhe çmimi i tij do të jetë rreth 999 dollarë.

iPhone 11 Max do të ketë bateri 3,500 mAh dhe çmimi i tij do të fillojë nga 1,099 dollarë. /Express

Te fundit


Kthehu lart