Inzaghi në qiellin e shtatë: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak - Gazeta Express
string(67) "inzaghi-ne-qiellin-e-shtate-gjashte-trofe-per-tri-vjet-nuk-jane-pak"

Inzaghi në qiellin e shtatë: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Futboll

Gazeta Express

23/04/2024 9:10

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e kampionit ekipit Zikaltër.

“Nerazzurri” fituan me rezultat 2:1 në San Siro në atë që quhet si “Derby della Madonnina” për ta hipotekuar kështu titullin e 20-të të kampionit në Itali dhe njëherësh për ta vendosur yllin e dytë në fanellë.

Lexo Edhe:

Për ish-trajnerin e Lazios ky është trofeu i gjashtë që e fiton me Interin që kur u emërua në krye të gjigantit italian para tri vjetësh, shkruan “Gazeta Express”.

“Këta njerëz, pasioni i tifozëve më gëzon më shumë se çdo gjë tjetër. Unë shoh 3 vite me 6 trofe dhe një finale në Champions Legaue. Ishte e vështirë të imagjinohej se do arrihej. Falë këtyre djemve jemi matematikisht kampion të Italisë pas derbit ndaj Milanit. Do të doja ta nderoja Milanin, nuk ishte e lehtë për ta psikologjikisht të luanin sot dhe ata dhanë gjithçka deri në fund, ata ishin kundërshtarë shumë të vlefshëm në këto tri vjet dhe do të jenë të tillë edhe në vitet e ardhshme”, u shpreh fillimisht trajneri italian pas lojës.

“Ne donim ta fitonim atë sonte. Mendova se dikush do të thoshte diçka këtë mëngjes për stërvitjen në shi, por askush nuk u ankua. Ne punuam këtë mëngjes në detaje që ishin shumë të rëndësishme”, përfundoi Inzaghi. /Gazeta Express/