Investigimi/ Zbulohen dokumentat, si u vu qeveria në shërbim të koncesionarit të inceneratorëve duke kopsitur të gjitha dokumentet brenda një dite - Gazeta Express
string(144) "investigimi-zbulohen-dokumentat-si-u-vu-qeveria-ne-sherbim-te-koncesionarit-te-inceneratoreve-duke-kopsitur-te-gjitha-dokumentet-brenda-nje-dite"

Investigimi/ Zbulohen dokumentat, si u vu qeveria në shërbim të koncesionarit të inceneratorëve duke kopsitur të gjitha dokumentet brenda një dite

Gazeta Express

22/10/2020 20:08

Prej ditësh që kur ka rishpërthyer denoncimi i skandalit të djegësve të plehrave të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, gjithkush ka dëgjuar shpesh, nga ata që denoncojnë këtë aferë, shprehjen standart se qeveria Rama u vu e gjitha në shërbim të dhënies sa më parë të parave për një kompani anonime, pa eksperiencë, e cila mori para publike pa garë dhe pa tender. Dikush akuzon se u morën 9 vendime brenda një dite dhe dikush tjetër se ato ishin 14. Lapsi.al ka arritur të sigurojë dosjen e këtij skandali dhe është përqëndruar në atë që mund të quhet dita fatale data 16 dhjetor 2014, pra dira kur i gjithë shteti u ngrit në këmbë për ti bërë qokën kompanisë ALB tek.

Deri në këtë datë dimë vetëm një gjë: që qeveria e rilindjes kishte përmbysur strategjinë e hartuar me ekspertizë ndërkombëtare që mbetjet e saj ti trajtonte me lanfille dhe riciklim. Ajo ndryshoi strategji, duke kaluar në versionin e asgjesimit të plehrave me djegje, pra duke përdorur inceneratorët.

Lexo Edhe:

Natyrisht ashtu sikurse ndodh rëndom kjo u bë përmes diktaturës së urgjencës, duke shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare. Dyshimet janë se kompania me të cilën ishte vendosur të ndaheshin paratë ishte përcaktuar dhe asaj iu dha urdhëri të paraqiste një “ofertë të pakërkuar”. Ajo do ti merrte paratë e buxhetit pa garë dhe pa tender, me formulën e “negocimit të drejtpërdrejtë” meqë ishte gjetur alibia e “emergjencës…”

Dhe shikoni si fillon skandali i 16 dhjetorit 2014.

Në këtë ditë, sikurse duket në dokumentin poshtë kompania Albtek dorëzon ofertën e pakërkuar ku janë të përshkruara, kapaciteti, koha e ndërtimit, çmimi që kërkon… etj. (ketu poshte)

Do të ishte kriminale edhe vetëm ta imagjinoje se kjo ofertë e pakërkuar mund të pranohej brenda ditës. Por në fakt rilidasit guxojnë edhe atë që nuk e rrok imagjinata. Brenda së njëjtës ditë ashtu siç duket lart djathtas në dokumentin poshtë, kërkesa bëhet menjëherë një draft kontratë 40 faqshe…që firmoset po brenda ditës (ketu poshte).

Kush i ekzaminoi kapacitetet, çmimin, fuqinë termike këto janë çështje që mund të merret prokuroria. Por edhe inteligjencë artificiale të kishin pasur punonjësit e ministrisë së mjedisit nuk do ti kishin dhënë drejtim kaq shpejt.

Por nuk mbaron këtu ky është vetëm fillimi.

Kjo kontratë e hartuar dhe e firmosur i niset për marrje opinion ministrive të tjera.

Le të ulemi dhe të mendojmë pak. E zëmë se në atë ditë, që në ora 08 00 ende pa dalë drita se jemi dimër, dhjetor, një document me ofertë të pakërkuar, dorzohet në ministrinë e mjedisit. Studiohet jepet mendimi, arrihet në konkluzionin që oferta është e vlefshme dhe me çmim të arsyeshëm. Në bazë të saj hartohet kontrata 40 faqshe. Sa orë marrin të gjitha këto? Edhe vlerësimi edhe shkruarja fizike e kontratës? Pas kësaj vjen nënshkrimi. i bie që përfaqësuesi i koncesionarit mos ketë lëvizur nga zyrat e ministrisë së mjedisit. Kështu kryehet edhe frmosja. Një shpejtësi maramendëse administrative. Pastaj vjen postieri dhe e ndan në ministritë e tjera……Edhe ato mbledhin specialistët, e lexojnë rrahin mendime dhe mbërijnë në kokkluzion se kontrata është e vlefshme. Thërasin postierin dhe kthejnë përgjigje pozitive.

Por përtej dyshimeve që të ngjall kjo urgjencë qesharake…ka dhe shkelje të pastar të ligjit. Ligji shqiptar parashikon një afat ankimimi 7 ditor. Por meqë garë nuk ka, konkurentë jo e jo, ky duket një formalitet idiot. Brenda zy*rarit zyrtar 8 orësh, cikli është mbyllur. Po brenda kësaj date, jemi gjithnjë në 16 dhjetor 2014, kontrata negociohet dhe mbyllet. Të nesërmen në 17 dhjetor Edi Rama e ka gati për nënshkrim mbi tryezën e tij të këshillit të ministrave, financimin me 21 milionë euro të inceneratorit të parë atij të Elbasanit. Pas kësaj date fatale të 16 dhjetorit 2014 vendimi do të botohej ne fletoren zyrtare (poshte) dhe do të rridhnin edhe plot 54 milionë euro të tjera deri më tani.