Investigimi/Toka shtetërore merret me qera 2,8 lekë nga shteti dhe jepet me 400 lekë te privati - Gazeta Express

Investigimi/Toka shtetërore merret me qera 2,8 lekë nga shteti dhe jepet me 400 lekë te privati

Ballina

Gazeta Express

27/09/2020 12:18

Në një investigim të bërë nga Shqiptarja.com, pretendohet një rast abuzimi me pasuritë publike. Sipas këtij investigimi, dy persona ( njëri prej të cilëve ish Drejtori i Përgjithshëm i Bankers Petrolium) bien dakort të marrin m qera prona shtetërore me një çmim rreth 143 herë më të lartë sesa çmimi që aplikon shteti për qeranë e tokave. Qeraja vjetore e dhënë nga ndërmjetësit tek Bankers është 2,8 lekë/m2 në vit ndërkohë që toka është marrë nga shteti me qera vjetore 2,8 lekë /m2. 400/2,8 = 142,8 herë më e madhe ose, në një sipërfaqe prej (400-2,8) * 178,300 m2 = 70,820,760 ose 566,500 Euro.

Më poshtë publikimi i Shqiptarja.com.

Si u ngrit dhe u mbështet skema nga ish drejtuesit e kompanisë e Bankers Petroleum Albania. Rreth 140 milionë lekë është dëmi ndaj shoqërisë vetëm me një kontratë qiramarrjeje në vitin 2015.

Për një tokë shtetërore që Bankers Petroleum Albania mori me qira pagoi 400 fish më shumë nga vlera reale e ofertës. Për pasojë më shumë se 140 milionë lekë përllogaritet dëmi në kompani nga projekti për zgjerimin e sipërfaqes me qellim investimi në vitin 2015. Dyshohet se ish-drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Leonidha Çobo si dhe ish-Menaxheri i Tokave, Genci Voja, mbështeten skemën për këtë abuzim, të dy këta individë janë aktualisht paditur për abuzim me detyrën në kuadër të grupit të strukturuar në Prokurorinë e Posacme për Korrupsion. Cobo dhe Voja në bashkëpunim me të tjerë persona lidhje miqësore, dyshohet se në korrik 2015, ngritën kompaninë “Adriatik 2015” me qëllim përfitimi të fondeve të Bankers. Katër muaj më vonë, në dhjetor, kjo kompani përfitoi kontratë qiramarrjeje me Bankers 400 lekë/ m2 nga toka shtetërore të cilën e kishte marrë me ofertë publike për vetëm 2.8 lekë/m2 nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Turizmit

Në 3 korrik 2015,  “Adriatik 2015” me 6 aksionerë rregjistrohet në Qendrën Kombëtare të Rregjistrimit të bizneseve. Në 2 dhjetor të të njëjtit vit kompania  lidh kontratë qiraje për një sipërfaqe toke në zonën më të rendësishme në fushën naftënzjerrëse të Patos Marinz, me Drejtorinë e Administrimit të Pronësisë Publike, që menaxhon pronat shtetërore. Dhe vetëm një javë më pas, për këtë tokë që tashmë ishte nën menaxhimin e subjektit privat Adriatik 2015 lidh kontratë qiradhënie me Bankers. Toka shtrihej në 12 sheshe të ndryshme të pusesh të ngritura nga Bankers Petroleum Albania si dhe në Njësinë Qendrore të Trajtimit të naftës (CTF), që është në fakt edhe ‘zemra’ e operacioneve të kompanisë. Investimi për zgjerimin e CTF-së është një nga më të rëndësishmit e ndërmarrë nga kompania naftënxjerrëse dhe si për ironi të fatit, zgjerimi i saj u krye pikërisht njëherësh me hartimin e ‘kontratës së re’ së qiramarrjes.  Çmimi që “Adriatik 2015” mori tokën me qira nga shteti ishte 504,000 lekë në vit për 178,300 m2 dhe u dha me nënqira tek Bankers për 400 lekë / m2 me një çmim total 71,320,000 lekë që do të thotë një ndryshim prej 70,816,000 lekë si humbje për Bankers dhe shtetin nëse kjo e fundit do të kishte me qira sipërfaqen direkt nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Turizmit. Me një diferencë 400-fish më të shtrenjtë, aksionerët e “Adriatik 2015” të ndihmuar nga dy ish drejtues të Bankers, Çobo dhe Voja, përfituan  deri në vitin 2017,  kohë kur truallit i doli edhe pronari,  rreth 142 milionë lekë kurse shteti mori vetëm 1 milionë lekë.

Abuzimet

Hetuesit dyshojnë se ish-menaxheri I Tokave në kompaninë Bankers Petroleum Albania, Genci Voja në bashkëpunim me Leonidha Çobon shfrytëzuan mundësinë e njohjes së planeve të zhvillimit për të planifikuar ngritjen e një kompanie të re e cila do të përfitonte më pas me qira sipërfaqe të mëdha toke shtet në Patos-Marinëz. Sic përcaktohet edhe në marrëveshjen e me Ministrinë, neni 5, pika 5.4, kjo kompani brenda 30 muajve duhet të realizonte një investim prej 15.8 milionë lekësh në bazë të planit të biznesit të dorëzuar. Por në fakt ndodhi e kundërta.  Adriatik 2015 nuk bëri asnjë investim. I vetmi “investim” ishte në fakt lidhja e kontratës së nën-qirasë me  Bankers Petroleum Albania dhe përfitimi i disa qindra milionë lekëve duke shkelur të detyrimet kontraktuale me Ministrinë e Ekonomisë dhe duke shkaktuar si pasojë edhe dëm të madh financiar.