Intervistë për revistën italiane, Alketa Vejsiu tregon vështirësitë e fillimit të karrierës - Gazeta Express
string(90) "interviste-per-revisten-italiane-alketa-vejsiu-tregon-veshtiresite-e-fillimit-te-karrieres"

Intervistë për revistën italiane, Alketa Vejsiu tregon vështirësitë e fillimit të karrierës

Gazeta Express

25/01/2020 9:41

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka realizuar ëndrrën e saj për të prezantuar festivalin prestigjioz të Sanremos këtë vit. Ajo do të prezantojë bashkë me shumë figura të njohura italiane.

Së fundmi Alketa ka dhënë një intervistë për revistën italiane “Gente”. Revista shkruan se përpos se prezantuese, Alketa është dhe sipërmarrëse mode dhe influencuese. “Punoja që 14 vjec“, shkruhet në përshkrimin e saj.

Lexo Edhe:

“Sanremon e kam parë që fëmijë. Kur mora konfirmimin e pranisë sime, isha në një fshat në mallet pranë kufirit me Kosovën dhe lëshova një britmë të fortë gëzimi pastaj nisa të qaj. Koka më vinte vërdallë nga lumturia. Mora menjëherë në telefon nënë, babain dhe tim shoq”, ka treguar moderatorja për ‘Gente’.

Po ashtu ajo ka kujtuar kohën e shkuar, duke rrëfyer se ka punuar që në moshë të re pasi familja e saj ishte e varfër. “ Rrogën e parë e kam cuar në shtëpi në moshën 14 vjecare, kur punoja për një radio private në Shqipëri. Kisha një bicikletë me të cilën endesha rrugëve të Tiranës duke ndjekur ëndrrën time. Ndërkohë studioja shumë. Isha ambicjoze. Ishim të varfër dhe doja të bëja dicka të mirë për time më, për babain dhe vëllanë. Studimi dhe puna intensive kanë qenë garancia ime e suksesit”, është shprehur ajo.

Moderatorja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një një pjesë të Intervistës dhe shkruan: “Po mendoja tani per mijera shqiptare qe jetojne ne Itali, qe kane bere sakrifica dhe jetojne me dinjitet ne nje vend te huaj, qe mund te ndihen krenare per ate qe perfaqesojne, qe blejne revistat dhe lexojne per Shqiperine! Une e di emocionin dhe krenarine e tyre! E ndjej ne mesazhet qe me nisin ne inbox! Kete Sanremo jua kushtoj juve!”