Internet Explorer po lejon hakerët të vjedhin të dhënat tuaja edhe nëse nuk e përdorni atë


Gazeta Express
14 Prill 2019 23:12

Më në fund nuk po e përdorni Internet Explorerin? Shumë mirë, por tani ka ardhur koha ta fshini atë fare nga kompjuteri i juaj.

Hulumtuesi i sigurisë kibernetike John Pagem ka zbuluar një të metë në sigurinë e të dhënave të juaja që lejon hakerët të vjedhin të dhënat e përdoruesve falë Internet Explorerit. Por pjesa më e çuditshme është se përdoruesit e Windowsit nuk kanë nevojë fare që të hapin shfletuesin që të hapin derën për hakerët që të hynë në të dhënat e juaja. Internet Explorer vetëm duhet që të ekzistojë në kompjuterin e juaj që ata të kenë këtë privilegj.

“Internet Explorer është e pambrojtur nga sulmet prej XML External Entity. Kjo mund të lejojë hakerët që të infiltrohen në Local Files dhe gjurmojnë në programet e instaluara”, shkruan Page.

Në mënyrë më të thjeshtë kjo do të thotë që hakerët po shfrytëzojnë avantazhin e dobësisë së dosjeve MHT, që është formati që përdoret nga Internet Explorer. Shfletuesit e sotëm nuk përdorin formatin MHT, pra kur një përdorues i kompjuterit vendos të hapë diçka mes dosjeve atëherë automatikisht Windowsi e hap në shfletuesin Internet Explorer.

Kjo ndodhë shumë lehtë kur përdoruesit hapin një link që dërgohet me anë të e-mailit, mesengerit apo ndonjë shërbimi tjetër të transferimit të dosjeve./Express/

Te fundit


Kthehu lart