Interi synon fitoren e radhës në Bergamo kundër Atalantës, formacionet - Gazeta Express
string(69) "interi-synon-fitoren-e-radhes-ne-bergamo-kunder-atalantes-formacionet"

Futboll

Gazeta Express

16/01/2022 19:56

Interi synon fitoren e radhës në Bergamo kundër Atalantës, formacionet

Futboll

Gazeta Express

16/01/2022 19:56

Interi synon që ta vazhdojë formën e tyre të mirë në Serie A, ku sonte do të jenë mysafirë i skuadrës nga qyteza e Bergamos Atalanta

Kampioni aktual i Italisë, Interi nuk dinë për humbje në pesë xhirot e fundit të Serie A, kurse sonte do të jetë mysafirë i skuadrës tepër të papërshtatshme, Atalanta.

Lexo Edhe:

Për ta vazhduar formën e tyre të mirë dhe mbajtjen e pozitës së parë, Interi në fushë pritet që të dal me formacioninin 3-5-3 ku sulmit të tyre do t’i prijë Calhanoglu, Lautaro dhe Edin Dzeko.

Në anën tjetër për Atalantan ka startuar nga minuta e parë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Xhimshiti derisa në sulm për bergamezët kanë startuar Pasalic dhe Muriel.

Kujtojmë se Interi është në vendin e parë të Serie A me 49 pikë, një më shumë se Milan dhe gjashtë më shumë se Napoli.

Bergamo në anën tjetër është në pozitën e katër me 41 pikë, aq sa ka edhe Juventus në pozitën e pestë. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Atalanta

Inter

Ndeshja fillon në ora 20:45