Interi mund ta mbajë Sanchezin - Gazeta Express
string(30) "interi-mund-ta-mbaje-sanchezin"

Gazeta Express

01/06/2020 16:40

Interi mund ta mbajë Sanchezin

Gazeta Express

01/06/2020 16:40

Sulmuesi kilian mund ta vazhdojë eksperiencën tek “Nerazzurri” edhe për një vit, ose mund të blihet përfundimisht nga Zikaltrit

Interi është duke punuar që ta vazhdojë bashkëpunimin me Alexis Sanchezin, njofton “Sky Sports”, përcjell “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Sulmuesi kilian është i huazuar këtë sezon tek “Nerazzurri” nga Manchester United.

Përfaqësuesit kilian do t’i skadojë huazimi më 30 qershor, por ka mundësi që palët të punojnë prapë bashkë.

Klubi nga Serie A po shpreson që t’i sigurojë shërbimet e lojtarit për një tjetër sezon.

Gjithashtu, Zikaltrit e kanë mundësinë e blerjes përfundimtare të ish-futbollistit të Udineses, Barcelonës e Arsenalit.

Sanchez ka dështuar ta tregojë veten në “Old Trafford”.

Por, as tek Interi nuk e ka treguar veten sa duhet deri tash. /Gazeta Express/