Interi interesohet për Mandzukicin - Gazeta Express
string(34) "interi-interesohet-per-mandzukicin"

Gazeta Express

14/07/2020 16:40

Interi interesohet për Mandzukicin

Gazeta Express

14/07/2020 16:40

“Nerazzurri” synojnë ta transferojnë gjatë kësaj vere sulmuesin kroat, i cili luan në Al Duhail, ku kishte kaluar nga Juventusi

Interi duket se e ka gjetur sulmuesin që po e kërkon qe një kohë.

Lexo Edhe:

“Nerazzurri” ia kanë vënë syrin sulmuesit kroat, Mario Mandzukic, shkruan portali italian “Calciomercato”.

34 vjeçari e kaloi këtë sezon në fanellën e ekipit Al Duhail, ku ishte transferuar nga Juventusi, përcjell Gazeta Express.

Por, përfaqësuesi kroat tash është lojtar i lirë dhe mund të përfundojë tek Zikaltrit.

Gjithashtu, Interi i pëlqen edhe Olivier Giroudin e Chelseat dhe Edin Dzekon e Romës.

Antonio Conte po i shikon këto alternativa në rast të largimit të Lautaro Martinezit, i cili mund t’i bashkohet Barcelonës. /Gazeta Express/