Interi këmbëngul për transferimin e Mertens-it - Gazeta Express
string(43) "interi-insisston-per-transferimin-e-mertens"

Interi këmbëngul për transferimin e Mertens-it

Gazeta Express

11/02/2020 14:23

Interi raportohet se po i vazhdon bisedimet me sulmuesin e Napolit, Dries Mertens, për një transferim të tij gjatë afatit kalimtar të verës, para përballjes së tyre në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë.

Gjysmëfinalja e së mërkurës mund të jetë një ndeshje e veçantë për Dries Mertens-in në shumë aspekte, pasi që Tuttomercatoweb raporton se belgu mund të kthehet në formacionin e parë për herë të parë në dy muaj, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Edhe gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” ka raportuar se negociatat mes sulmuesit dhe drejtuesve zikaltër janë duke vazhduar ende, pasi që kontrata e Mertens-it me Napolin do të skadojë qysh në fund të këtij sezoni, gjatë verës.

32-vjeçarit i duhen edhe dy gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në San Paolo dhe ai mund ta thyejë këtë rekord pikërisht kundër klubit që po tenton ta bindë t’i bashkohet gjatë verës.

Gazzetta dello Sport raporton se Interi ia ka dhënë atij ofertën më të mirë deri më tani, përkundër që edhe Manchester United-i dhe Arsenali janë interesuar. Madje, edhe Napoli ka tentuar ta bindë atë të nënshkruajë kontratë të re.

Mertens-i ka luajtur në gjithsej 24 ndeshje këtë sezon (18 në Serie A dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve) dhe ka kontribuar me dhjetë gola (pesë në Serie A e pesë në Ligën e Kampionëve) dhe pesë asiste (katër në Serie A dhe një në Ligën e Kampionëve). /Gazeta Express/