Interi i nxjerr në shitje Icardin dhe Perisicin


Gazeta Express
18 Mars 2019 8:29

Interi është duke u përgatitur ta spastrojë skuadrën pas përfundimit të këtij sezoni, madje duke i larguar dy prej futbollistëve kryesorë në vitet e fundit, sipas Gazzetta Dello Sport.

Zikaltrit po mendojnë të përfitojnë nga shitja e dyshes Mauro Icardi dhe Ivan Perisic në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Gjiganti i Serie A është i gatshëm ta largojë për para sulmuesin e rebeluar argjentinas, të cilit iu mor shiriti i kapitetin para një muaji.

Icardi ka një muaj që as nuk stërvit e as nuk luan për Interin, pas mosmarrëveshjes me drejtuesit e klubit dhe problemeve me disa bashkëlojtarë.

Për të është i interesuar Manchester Unitedi, derisa Arsenali duket se e dëshiron anësorin kroat Ivan Perisic.

30-vjeçari ishte në listën e dëshirave të Tottenhait në afatin kalimtar të janarit.

Interi synon t’i arketojë 140 milionë euro nga shitja e dyshes. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart