Interi e rrit dukshëm ofertën për Romelu Lukaku


Gazeta Express
16 Korrik 2019 10:42

Interi pritet të bëjë ofertë të re të përmirësuar për sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, në vlerë 67 milionë euro plus bonuse, sipas burimeve të Sky Sports.

Interi shpreson ta paguajë këtë shumë me rata brenda dy apo tri vjetëve dhe po ngutet ta arrijë marrëveshjen tani, në mënyrë që Unitedi të ketë kohë të mjaftueshme për ta gjetur zëvendësuesin e tij, transmeton Gazeta Express.

Kjo për shkak se afati kalimtar veror në Angli mbyllet më 9 gusht dhe jo në fund të muajit si më parë.

Tani mbetet të shihet nëse gjiganti anglez do ta pranojë këtë ofertë, duke ditur se Unitedi e vlerëson Lukakun hiç më pak se 87.5 milionë euro.

Lukaku mbetet prioritet i zikaltërve për sulmin, edhe pse bisedimet për blerjen e tij kanë ngecur. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart