Interi e pret Juventusin në derbin e Italisë, formacionet zyrtare - Gazeta Express
string(64) "interi-e-pret-juventusin-ne-derbin-e-italise-formacionet-zyrtare"

Interi e pret Juventusin në derbin e Italisë, formacionet zyrtare

Futboll

Gazeta Express

24/10/2021 20:08

Interi dhe Juventusi do të përballen sonte në derbin e Italisë, me synim për t’iu afruar sa më shumë liderëve të Serie A Napoli dhe Milan.

Takimi mes zikaltërve dhe bardhezinjve do të zhvillohet në Giuseppe Meazza në orën 20:45, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Interi ka lëshuar pikë në javët e fundit, duke barazuar një herë dhe duke humbur një herë tjetër, prandaj Simone Inzaghi do të kërkojë fitore për të mbetur në binarë për mbrojtjen e titullit.

Juventusi, ndërkohë, e ka gjetur formën e mirë pas një fillimi tepër zhgënjyes të sezonit, duke i fituar katër ndeshjet e fundit.

Trajneri Massimiliano Allegri dyshen Federico Chiesa dhe Matthijs de Ligt, në favor të Dejan Kulusevskit dhe Giorgio Chiellinit.

Inzaghi do të startojë me Edin Dzekon dhe Lautaro Martinezin në sulm.

Formacionet zyrtare:

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, Bernardeschi, Locatelli, McKennie, Alex Sandro; Kulusevski, Morata