Interi e gjobit lojtarin e vet me 100 mijë euro, voziti i dehur - Gazeta Express
string(62) "interi-e-gjobit-lojtarin-e-vet-me-100-mije-euro-voziti-i-dehur"

Interi e gjobit lojtarin e vet me 100 mijë euro, voziti i dehur

Gazeta Express

13/07/2020 14:05

Interi e ka gjobitur me 100.000 euro mesfushorin e vet kroat, Marcelo Brozovic, për shkak të skandalit që e shkaktoi të dielën në Milano kur u kap nga policia duke vozitur në gjendje të dehur.

Policia në Milano e zuri kroatin duke kaluar nëpër semafor të kuq dhe duke vozitur i dehur dhe si pasojë i mori patentën e shoferit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mesfushori kroat u ndalë nga policia dhe u urdhëruar ta bëjë testin për nivelin e alkoolit në trup përmes frymëmarrjes.

Niveli i alkoolit në trupin e tij ishte mbi limitin e lejuar.

27-vjeçari është gjobitur se ka vozitur me tabela gjermane dhe i është marrë patenta e shoferit.

Sikur ajo mos t’i mjaftonte, Interi e ka gjobitur me 100.000 euro.

Përkundër këtij incidenti, Brozovic pritet të luajë titullar sonte kundër Torinos në Serie A. /Gazeta Express/