Interi e do Lacazetten - Gazeta Express
string(22) "interi-e-do-lacazetten"

Gazeta Express

29/05/2020 17:15

Interi e do Lacazetten

Gazeta Express

29/05/2020 17:15

Klubi italian i ka avancuar bisedimet me Arsenalin për sulmuesin francez, i cili megjithatë duket se e preferon qëndrimin në Angli

Interi është futur në garë për Alexandre Lacazetten.

Lexo Edhe:

Sulmuesi francez tashmë ka marrë oferta nga “Nerazzurri”, shkruan mediumi francez “L’Equipe”, përcjell “Gazeta Express”.

Klubi italian është i interesuar të përforcohet në sulm pasi mund të mbetet pa Lautaro Martinezin, i cili pritet t’i bashkohet Barcelonës.

Mirëpo, duket se përfaqësuesi francez nuk është i interesuar për të lëvizur drejt ekipit Zikaltër.

29 vjeçari ka kontratë me “Gunners” edhe dy vjet dhe e ka ndërmend ta respektojë atë. /Gazeta Express/