Interi e deklason Bolognan - Gazeta Express
string(26) "interi-e-deklason-bolognan"

Futboll

Gazeta Express

18/09/2021 20:02

Interi e deklason Bolognan

Futboll

Gazeta Express

18/09/2021 20:02

Interi e ka harruar shpejt barazimin e javës së kaluar dhe është rikthyer te fitoret. Zikaltrit e kanë mposhtur Bolognan me rezultat të thellë 6:1, në kuadër të javës së katërt në Serie A.

Lautaro Martinez e hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e gjashtë, pas asistimit nga Dumfries, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Milan Skriniar realizoi golin e dytë në minutën e 30-të, kurse katër minuta më vonë Barella e trefishoi epërsinë.

Interi e vazhdoi “festivalin” e golave edhe në pjesën e dytë. Ishte Vecino që shënoi për 4:0 në minutën e 54-të.

Edin Dzeko realizoi dy herë tjera për rezultatin 6:0, kurse krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i nderit në minutën e 86-të.

Me këtë fitore, Interi merr pozitën e parë përkohësisht me 10 pikë. /Gazeta Express/