Interi dhe Juventusi i thërrasin lojtarët të kthehen në Itali - Gazeta Express
string(61) "interi-dhe-juventusi-i-therrasin-lojtaret-te-kthehen-ne-itali"

Interi dhe Juventusi i thërrasin lojtarët të kthehen në Itali

Gazeta Express

08/04/2020 11:13

Interi dhe Juventusi kanë filluar t’i ftojnë lojtarët e tyre të huaj të rikthehen në Itali, përderisa klubet e Serisë A po përgatiten për t’i rinisur stërvitjet, para se të jetë e mundur të rinisë edhe kampionati italian.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, e ka theksuar se bardhekaltrit janë gati t’i rinisin seancat stërvitore dhe Interi nuk dëshiron të jetë i papërgatitur kur të rinisë kampionati, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për këtë arsye, Interi i ka thirrur lojtarët e vet që janë larguar nga Italia që të jetë gati të fillojnë të luajnë sërish, sapo të kalojë periudha e vetizolimit të detyruar për futbollistët të cilët dolën pozitivë në testin për virusin Covid-19.

Lojtarët që do të vijnë nga jashtë në Itali do të jenë të detyruar të vetizolohen për 14 ditë dhe Gazzetta dello Sport shkruan se edhe Christian Eriksen e edhe Ashley young janë tashmë duke qëndruar në Milano, mirëpo pjesa tjetër e lojtarëve do të kthehen deri më 13 prill për të qenë në gjendje të stërviten me skuadrën më 27 prill.

FIFA i ka konfirmuar synimet e veta për t’i mbyllur kampionatet këtë sezon duke iu kthyer ndeshjeve, mirëpo Juventusi nuk ka vepruar ende, përkundër që i ka alarmuar lojtarët e vet që të përgatiten për t’u kthyer në Itali pas festës së Pashkëve.

Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain, Douglas Costa, Danilo, Alex Sandro, Miralem Pjanic, Sami Khedira, Adrien Rabion dhe Wojciech Szczesny do të duhet të kthehen të gjithë gjatë ditëve të ardhshme në Itali, pasi që kishin udhëtuar jashtë Italisë pas fillimit të përhapjes së madhe të koronavirusit.

Por, Juventusi mund të ketë të pamundur ta ketë skuadrën e plotë kur t’i rinisin stërvitjet për shkak se tre lojtarë – Paulo Dybala, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani – janë ende në karantinë pasi dolën pozitivë në testin për koronavirus. /Gazeta Express/