Interesante, mijëra vezë të rralla akulli gjenden në një plazh në Finlandë


load
Gazeta Express
7 Nëntor 2019 19:39

Një koleksion i rrallë “vezësh prej akulli” është zbuluar në Finlandë, një fenomen që ekspertët thonë se ndodh vetëm në kushte mjaft të veçanta.

Risto Mattila, i cili fotografoi vezët, tha se ai dhe e shoqja po shëtisnin gjatë plazhit Marjaniemi në ishullin Hailuoto kur hasën në topat e akullt që mbulonin një hapësirë ​​prej 30 metrash të vijës bregdetare.

“Më e madhja e vezëve kishte përmasat e një topi futbolli,” tha Mattila, një fotograf amator. “Ishte një pamje e mahnitshme. Unë kurrë nuk e kam parë kurrë më përpara këtë fenomen.

“Jouni Vainio, një specialist i akullit në Institutin Meteorologjik finlandez, tha se ndodhia nuk është e zakonshme, por ajo mund të vërehet rreth një herë në vit në kushtet e motit të duhur. Vjeshta është periudha perfekte për këtë fenomen, sepse është koha kur akulli nis e formohet mbi ujë dhe fillon e shtyhet nga dallgët.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart