Inter vs Leverkusen, formacionet e mundshme - Gazeta Express
string(42) "inter-vs-leverkusen-formacionet-e-mundshme"

Gazeta Express

10/08/2020 11:30

Inter vs Leverkusen, formacionet e mundshme

Gazeta Express

10/08/2020 11:30

Edicioni i 11-të i Europa League-s bëhet gati për të hyrë në fazën më të bukur dhe më të rëndësishme, me tetë skuadrat më të mira të këtij sezoni që do të rivalizojnë ndërmjet tyre në Gjermani, për të përcaktuar edhe emrin e klubit që do të fitojë edicionin e 49-të të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Kontinentin e Vjetër.

Një edicion tepër i veçantë që ndoshta do të mbahet mend gjatë edhe për shkak të ndërprerjes së pazakontë të Koronavirusit dhe influencës së madhe që pati virusi COVID-19 gjatë këtij sezoni në Kupat e Evropës.

Lexo Edhe:

Ndeshjet e fazës çerekfinale janë ndarë në dy ditë të veçanta dhe në ditën e parë do të zbresin në fushë dy ekipe si Manchester United dhe Inter i Milanos, që konsiderohen edhe si klubet favoritë për të triumfuar në edicionin e sivjetshëm.

Zikaltërit do të matin forcat me Bayer Leverkuzenin, në një ndër ndeshjet më të forta të fazës çerekfinale.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Antonio Conte me të drejtë konsiderohet si një ndër ekipet më në formë, duke pasur parasysh që Interi pas rifillimit të sezonit ka humbur vetëm 1 nga 15 takimet e fundit.

Tashmë, për sfidën që starton nga ora 21:00, janë publikuar edhe formacionet e mundshme.

Formacionet e mundshme

INTER (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Bastoni; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lukaku, Lautaro. BAYER LEVERKUSEN (4-3-3): Hradecky; L. Bender, Tapsoba, S. Bender, Sinkgraven; Demirbay, Baumgartlinger, Palacios; Bailey, Havertz, Diaby.