Inter konfirmon lëndimin e Lukaku - Gazeta Express
string(33) "inter-konfirmon-lendimin-e-lukaku"

Gazeta Express

29/10/2020 21:40

Inter konfirmon lëndimin e Lukaku

Gazeta Express

29/10/2020 21:40

Interi ka lajmëruar që Romelu Lukaku po vuan nga një lëndim në ije dhe nuk do të mund të luajë këtë vikend në ndeshjen e Interit kundër Parmës

Sulmuesi luajti në barazimin kundër Shakhtar Donetsk në Kiev në Ligën e Kampionëve.

Lexo Edhe:

“Romelu Lukaku ka bërë skanimin në Institutin Humanitas në Rozzano këtë mëngjes pasi që pati një problem gjatë ndeshjes së të martës në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk”, thuhet në deklaratë.

“Skanimet kanë treguar që ai vuan nga një lëndim në ijën e majtë të këmbës së tij. Ne po e monitorojmë situatën e tij çdo ditë”.

Klubi nuk ka specifikuar kohëzgjatjen e dëmtimit, por mund të thuhet se belgu do të jetë jashtë në ndeshjen kundër Serie A në vikend kundër Parmas.

Klubi do të punojë që ai të kthehet në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. /GazetaExpress/