Intensifikohen bisedat, Kurti për herë të dytë në telefon me Escobarin brenda dy jave - Gazeta Express
string(84) "intensifikohen-bisedat-kurti-per-here-te-dyte-ne-telefon-me-escobarin-brenda-dy-jave"

Gazeta Express

03/12/2021 20:52

Intensifikohen bisedat, Kurti për herë të dytë në telefon me Escobarin brenda dy jave

Gazeta Express

03/12/2021 20:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda dy javësh ka zhvilluar dy biseda telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

Kryeministri Kurti në bisedën telefonike që bëri sot me Escobar, ka njoftuar për temat që kanë diskutuar, duke filluar nga stabiliteti dhe siguria në rajon deri tek dialogu me Serbinë.

Lexo Edhe:

“Gjatë një bisede telefonike me përfaqësuesin e DASH @StateEUR Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, shkroi Kurti në Twitter.

Kryeministri Kurti bisedoi me Escobar edhe më 19 nëntor, ku diskutuan për reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres në dialog që përqendrohet në njohje reciproke.