Intel prezanton procesorin super të shpejtë i9


Gazeta Express
24 Prill 2019 14:39

Intel ka prezantuar procesorin e ri që do të jetë në laptopët më të fundit, i cili ofron shpejtësi shumë më të madhe dhe lidhje më të mirë se çipat e mëhershëm.

Gjenerata e nëntë e këtij procesori, është në dispozicion në versionet me 5, 7 dhe 9 bërthamë të cilët janë të dizajnuar për të ofruar eksperiencë të paparë deri më tash në video lojëra dhe krijim të kontentit.

Çipi i ri ka një turbo-shpejtësi prej 5GHz, një shpejtësi kjo e paimagjinueshme në çipat e mëparshëm të laptopëve, transmeton Gazeta Express.

Intel thotë se procesorët e rinj do të ofrojnë editim të videove 4K 54% më shpejtë dhe një përmirësim në video lojëra, krahasuar me laptopët e tjerë. Çipat e rinj janë në dispozicion për pajisjet e Acer, Asus, Dell, HP, Razer, Lenovo dhe MSI.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart