Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të premten - Gazeta Express
string(81) "instituti-hidrometeorologjik-tregon-se-si-do-te-jete-moti-ne-kosove-te-premten-ge"

Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të premten

Gazeta Express

27/02/2020 18:33

Të premten në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, në fushat barike pritet të ketë rritje, derisa në fushat termike parashihet rënie, kryesisht në vlerat e maksimaleve.

Lexo Edhe:

Gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë, parashihen reshje të formës së shiut dhe borës, paralajmëron instituti.

IHMK’ja njofton se në pjesën veriore të Dukagjinit sërish pritet të ketë erëra mesatare deri të fuqishme, më theks të veçantë në Istog me rrethinë, me një rreze veprimi prej 10-12 km.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, bën të ditur instituti.

Sipas IHMK’së, do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit, herë–herë me vrull.