Instituti Hidrometeorologjik njofton se si do të jetë moti në Kosovë të dielën - Gazeta Express
string(84) "instituti-hidrometeorologjik-njofton-se-si-do-te-jete-moti-ne-kosove-te-dielen-ge500"

Instituti Hidrometeorologjik njofton se si do të jetë moti në Kosovë të dielën

Gazeta Express

04/04/2020 19:07

Të dielën në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu.

Lexo Edhe:

Temperaturat do të shënojnë vlera pozitive në të dy vlerat ekstreme, minimalet ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, njofton instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi 1-6m/s.