Instituti EPIK: Një e treta e detyrimeve të MSA’së nuk zbatohen


Gazeta Express
20 Prill 2019 19:25

Instituti EPIK ka bërë publikimin e radhës ku ka trajtuar se sa është zbatuar Marrëveshja e Stabilizim Asocimit nga Republika e Kosovës.

MSA’ja ka hyrë në fuqi në datën 1 prill të vitit 2016. Kosova ka për detyrim të zbatojë dispozitat e kësaj marrëveshje në një periudhë dhjetë vjeçare.

Sipas institutit për politikat evropiane të Kosovës, në baza vjetore ka pasur regresë të vazhdueshëm në numrin e reformave të parapara dhe atyre të zbatuara.

Në bazë të statistikave të këtij instituti këto janë masat që janë zbatuar:

– Në vitin 2016, programi ka pasur 1.347 masa, nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 741.

– Në vitin 2017, programi ka pasur 967 masa, nga të cilat institucionet kanë përmbushur 600 sosh

– Në vitin 2018, programi ka paraparë 532 masa, nga të cilat institucionet kanë përmbushur 362.

Në bazë të kësaj i bije që Kosova ka ende punë për të bërë në përmbushjen e obligimeve të kësaj marrëveshje./Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart