Institucionet duhet të përkushtohen për hetim të drejtë të rastit “Zhvatja”


Gazeta Express
13 Gusht 2019 13:14

Daniel Server nga universiteti “Xhon Hopikins”, lidhur me hetimin rreth rastit “Reket” dhe lidhshmërinë e mundshme të ish prokurores speciale, Katica Janeva, thotë që rastet e këtilla duhet të kenë zgjidhje gjyqësore.

Analisti politik konsideron që ky mund të jetë proces i cili nuk do të përfundojë shpejtë, shkruan Novatv.mk

“Konsideroj që për momentin më e rëndësishmja është Qeveria të bëjë me dije se është e përkushtuar për hetim të gjerë dhe të drejtë gjyqësor dhe nëse ka nevojë, gjykim për ata të cilët e kanë kryer krimin”, deklaroi Server për AIM.

Për faktin nëse rasti mund të ndikojë në negociatat para aderuese me BE-në, Server deklaroi që kjo varet nga BE-ja.

“I takon Brukselit të vendos nëse ka nevojë për ndonjë prolongim. Mirëpo, jam i bindur që përkushtimi i sinqertë dhe i qartë i Qeverisë do të hap rrugën për të hapur negociatat”, deklaroi Server.

I ngjashëm është edhe komenti i Poll Mekarti, drejtor i Institutit Ndërkombëtar Republikan në Uashington për Evropën, i cili ka sugjeruar që duhet të lejohet hetimi të vazhdojë më tutje për të parë çka në fakt është e saktë dhe çka nuk është.

“Për momentin ne i kemi vetëm këto incizime dhe sigurisht që kjo është shqetësuese. SHBA, veçanërisht Instituti Ndërkombëtar Republikan, i kushton vëmendje të madhe transparencës institucionale dhe gjyqësorit të fortë. Hetimi duhet të përfundojë”, deklaroi Mekarti për Zërin e Amerikës.

Ai thotë që opozita duhet të pret që rasti të zgjidhet, para se të del me çfarëdo konkluzioni.

Është e rëndësishme të jetë konstruktive, ndërsa miqtë amerikan janë këtu për ta përkujtuar për këtë, tha ai.

Sipas tij, Prokuroria Speciale Publike është institucion i rëndësishëm që duhet të ekzistojë, pavarësisht si do të jetë e organizuar, mirëpo, që duhet të jetë i pavarur politikisht nëse dëshiron të mbijetojë

Te fundit


Kthehu lart