Institucionalisti Beqiri për vendimin e Gjykatës: Institucionet s’mund të zëvendësohen me trupa hibride


Gazeta Express
27 Qershor 2019 15:05

Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte kundërshtuar që nga fillimi krijimin e ekipit negociator, të cilin sot Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e shpalli si antikushtetues.

Sipas Ismet Beqirit kjo tregon se qëndrimi i LDK-së ishte i drejtë, dhe se institucionet e Kosovës nuk mund të zëvendësohen nga trupa hibride.

Sekretari i LDK-së thotë se për këtë gjë nuk duhet të mërzitet askush, pasi që po parandalohet një dëm i madh që do të mund t’i bëhej Kosovës.

Reagimi i plotë i Beqirit:

Tē dashur miq

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese,i publikuar sot lidhur me të aq”Ekipi negociator “për dialog me shtetin fqinj,vendim që e shpall jo kushtetues këtë ekip,është dëshmia më e mirë e qëndrimit të drejtë të LDK-së,se nuk mund të zëvendsohen Institucionet me trupa hibride…,pra bashkë edhe Ekipi edhe Ligji janë antikushtetues.

“Ekipi negociator”dhe deputetët që i kanë votuar ata dhe Ligjin,nuk duhet të”mërziten”…,po parandalohet një dëm i pariparueshēm që do të mund ti bëhej vendit tonë.

I.Beqiri

Te fundit


Kthehu lart