Instalohen kamera të sigurisë në institucionet publike në Podujevë - Gazeta Express
string(66) "instalohen-kamera-te-sigurise-ne-institucionet-publike-ne-podujeve"

Instalohen kamera të sigurisë në institucionet publike në Podujevë

Gazeta Express

25/11/2020 11:07

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se ka instaluar kamera të sigurisë në institucione publike në këtë qytet, shkruan Gazeta Express.

Vendosja e këtyre kamerave sipas njoftimit të komunës do të bëhet në 14 shkolla, 19 zyra të gjendjes civile dhe në objektin e Brigadës së Zjarrfikësve në Podujevë.

Lexo Edhe:

“Qëllimi i projektit është ngritja e nivelit të sigurisë në institucione publike”, thuhet në njoftim.

Kamera të sigurisë në institucionet publike janë vendosur edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Kjo për shkak të rritjes së sigurisë në këto institucione /Gazeta Express/