Instagrami tani ju njofton nëse dikush ju bën 'screenshot' bisedën - Gazeta Express
string(64) "instagrami-tani-ju-njofton-nese-dikush-ju-ben-screenshot-biseden"

Instagrami tani ju njofton nëse dikush ju bën ‘screenshot’ bisedën

AutoTech

Gazeta Express

10/12/2020 20:10

Nganjëherë një mesazh mund të jetë thjesht spontan – diçka që doni ta thoni një moment pa u brengosur se do të qëndrojë aty. Kjo duket të jetë arsyeja pse Instagram ka futur në funksion mënyrën e zhdukjes së mesazheve.

Si funksionon? Shumë thjeshtë – mesazhet zhduken pasi i shihni dhe dilni nga biseda. Për ta aktivizuar këtë funksion, thjeshtë hyni në një bisedë, rrëshqisni lartë dhe ja, keni aktivizuar metodën e zhdukjes.

Lexo Edhe:

Për ta deaktivizuar këtë funksion, thjeshtë rrëshqisni përsëri lartë dhe do të ktheheni në bisedë të rregullt. Kjo është e tëra! Përveç kësaj, Instagrami tani ju njofton nëse dikush e ka bërë “screenshot” bisedën.