Instagrami do të fshehë numrin e pëlqimeve


load
Gazeta Express
30 Korrik 2019 22:27

Deri më sot, ndjekësit e juaj kanë mundur të shohin numrin e njerëzve që kanë pëlqyer postimin e juaj në Instagram. Por me ndryshimet e reja kjo nuk do të jetë e mundur më.

Instagram ka bërë një ndryshim rrënjësor që do të ndikojë maksimalisht mbi këtë aplikacion. Ky ndryshim i ri mundëson që vetëm përdoruesi të shikojë numrin e pëlqimeve që merr në ndonjë postim. Ndërsa ndjekësit nuk do të kenë mundësi të e shohin atë.

Ndonëse kjo është njëra ndër arsyet që ky aplikacion është ndër më të përdorurit në botë, kjo nuk ka pasur shumë rëndësi në vëndimin për këtë ndryshim.

Instagram e ka zyrtarizuar këtë ndryshim në prill madje edhe e ka testaur atë. Shumë studime thonë se aplikacionet e mediave sociale sikur Instagrami, Snapchati, Facebooku, Tuitteri dhe Youtube mund të kenë shumë ndikim në shëndetin mendor.

Marc Zuckerberg, që është pronar i Facebook dhe që ka në pronësi Instagramin poashtu, ka thënë se kanë ulur edhe shpërndarjen e videove virale në Facebook. Që ka ëbrë të ulet qëndrimi në këtë aplikacion për 50 milionë orë në ditë. Apo totali i 5% i kohës që kalohet në Facebook./Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart