Instagram për Windows 10 do të ndërpritet më 10 prill


Gazeta Express
4 Prill 2019 1:33

Nëse e keni hapur aplikacionin Instagram në Windows 10 Mobile, sot, mund të keni vërejtur se ka një mesazh që thotë se aplikacioni do të ndërpritet më 30 prill.

Siç mund ta shihni nga imazhi i mësipërm, njoftimi sugjeron që ju të hyni me një shfletues uebi në platformë.

Ky ndryshim nuk ndikon në versionin e PC, transmeton Telegrafi. Përkundër faktit se të dy aplikacionet janë nën të njëjtin listë në Windows Store, Windows 10 PC nuk merr këtë mesazh.

Përdoruesit në Reddit, të cilët fillimisht panë ndryshimin, kanë vënë në dukje aplikacione si Winsta dhe 6Tag për të zëvendësuar atë të Instagram.

Te fundit


Kthehu lart