Instagram heq filterat me efekt të ‘operacioneve plastike’


load
Gazeta Express
23 Tetor 2019 10:52

Filterat e Instagram që i bëjnë përdoruesit të duken sikur i janë nënshtruar një operacioni plastik do të largohen nga rrjeti social.

Spark AR, platforma për realitet virtual që i krijon këta filterë, lëshoi një deklaratë duke njoftuar kështu përditësimin e ri.

Kompania tha se është duke i rivlerësuar “rregullat e saj ekzistuese që kanë të bëjnë me mirëqenien”, duke thënë se ata që i përdorin efektet e Spark AR duhet të kenë një ‘eksperiencë pozitive’, transmeton Gazeta Express.

Duke treguar për ndryshimin e ri, kompania tha se është duke i fshirë të gjitha efektet që kanë të bëjnë me kirurgji plastike, nga galeria e efekteve në Instagram.

Shumë përdorues të internetit e përshëndetën këtë vendim për t’i hequr këta filterë nga Instagram, duke thënë se ky është lajmi më i mirë që e kanë dëgjuar që një kohë.

Te fundit


Kthehu lart