Inspektori i arsimit Gjorgji Ilievski është i ndikuar politikisht. Cak i tij gjithmonë kanë qenë shqiptarët


Gazeta Express
20 Korrik 2019 21:11

“Inspektori i lartë i arsimit Gjorgji Ilievski është i ndikuar politikisht”. Kështu vlerësojnë disa profesorë universitarë duke dyshuar në kredibilitetin e Ilievskit tij për kryerjen e detyrës që i është besuar.

Për profesorin Bashkim Ziberi, Inspektori Ilievski, i cili së fundmi solli vendimin e pabazuar dhe skandaloz për avancimin shkencorë të Ministrit Arbër Ademi, zëvendësministrit Agim Nuhiu dhe drejtorit të Entit për pronësi industriale Safet Ejruli, jo vetëm tani por edhe në të kaluarën ka marr disa vendime skandaloze ndaj profesorëve dhe emrave të shquar akademik në vendin tonë.

“Unë mendoj gjithësesi që ai është i ndikuar politikisht”. “Inspektori Ilievski nuk ka kredibilitet të merret me rastet e vlerësimit dhe kontrollit në arsimin e lartë, për mendimin tim qe disa vite, sepse me vendimet që i ka marr ai në të kaluarën në mënyrën më skandaloze ka thyer jo vetëm profesionalizmin e vetë por edhe kredibiltetin e inspektoratit. Habitem që inspektorati deri tani nuk marr masa ndaj tij” theksoi Bashkim Ziberi, Profesor universitarë

Profesori Asllan Billali thotë se inspektori Ilievski merr vendime për kërkim dhe publikim të rasteve me vetë iniciativë dhe se vendimet e tij hidhen poshtë nga institucionet e ndryshme.

“Nuk është hera e parë që inspektori shtetëror i arsimit z. Gjorgji Ilievski publikisht të kënaqet me qëndrimet e tij personale, para përfundimit të procedurave, mbi parregullsitë e pretenduara me gjendje jo të plotë faktike, e që nuk paraqesin qëndrim zyrtar të institucionit ku është i punësuar si inspektor i arsimit, me ç’rast, këtu, shumë shkurt, duhet treguar zgjedhjet në thirrje mësimore-shkencore të kolegëve në fakultetet e tjera juridike në vend, deri sa kanë qenë funksionarë, ku qëndrimet personale dhe me vetiniciativë të inspektorit të përmendur kanë përfunduar ndryshe me vendimet e MASH”.- u shpreh Asllan Bilalli, Profesor universitarë

Profesoresha Katerina Todorovska thotë se Ilievski është dorë e zgjatur e VMRO-DPMNE-së.

“Shumë herë kam shkruar se NËSE DËSHIRON TA PRISHËSH SHTETIN, DUHET TA SHKATËRROSH ARSIMIN. Në ndërkohë, “Inspektori” me raste, kur ishte e nevojshme , dirigjohej  nga ndonjë dorë e “fuqishme”, fillonte të kërkonte parregullsi në arsimin e lartë. Ku ishte inspektori të kryej kontrolle kur diplomonin, magjistronin dhe doktornin dikush nga emrat e njohur të VMRO-DPMNE-së? A duhet të filloj t’i numëroj tani?”- tha Katerina Todorovska, Profesoreshë universitare

Brenda shtatë ditësh drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, Tome Spirovski do të vendosë nëse do të shqiptojë masë disiplinore për inspektorin e arsimit, Gjorgji Ilievski.

Kështu u vendos në seancën e djeshme të mbajtur nga komisioni disiplinor.

Sipas Inspektoratit, Ilievski ka thyer kodin etik duke shpërndarë informacione në publik për hetim i cili ende nuk kishte përfunduar.


Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart