Inspektorati Policor jep detaje të reja për vrasjen në Gjilan - Gazeta Express
string(61) "inspektorati-policor-jep-detaje-te-reja-per-vrasjen-ne-gjilan"

Gazeta Express

29/12/2019 13:13

Inspektorati Policor jep detaje të reja për vrasjen në Gjilan

Gazeta Express

29/12/2019 13:13

Inspektoriati Policor i Kosovës ka konfiskuar armën me të cilën zyrtari policor i Kosovës, Vllaznim Hamdiu e qëlloi për vdekje një qytetar në Gjilan.

Përmes një komunikate për media, IPK njofton se ka gjetur në veturë edhe dy revole të tjera.

Lexo Edhe:

“Si pjesë e procedurës hetimore IPK ka konfiskuar një armë GLOCK 9×19 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast dhe një karikator.

Në veturën e të dyshuarit (zyrtarit policor) janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy revole të llojit Bereta”, thuhet në komunikatë.