Insigne në radarin e Barcelonës - Gazeta Express
string(31) "insigne-ne-radarin-e-barcelones"

Futboll

Gazeta Express

22/06/2021 11:31

Insigne në radarin e Barcelonës

Futboll

Gazeta Express

22/06/2021 11:31

Barcelona mund ta transferojë një tjetër sulmues, pasi arriti marrëveshje paraprakisht me Sergio Agueron dhe Memphis Depayn si transfere të lira. Sipas mediave italiane, Lorenzo Insigne është në radarin e katalonasve.

Kontrata e reprezentuesit italian me Napolin skadon në vitin 2022 dhe 20-vjeçari ende nuk e ka rinovuar kontratën me klubin e tij të fëmijërisë.

Lexo Edhe:

Sipas Sportitalia, Barcelona mund të jetë e interesuar të nënshkruajë me Insignen këtë verë, pasi Napoli mund ta humbasë falas verën e ardhshme nn e ardhshme nëse nuk i rinovohet kontrata.

Insigne ka ngjallur interesimin nga disa klube evropiane, por ai do të presë deri në përfundim të këtij Kampionati Evropian për të dëgjuar ofertat, pasi kërkesat e tij për page mund të rriten varësisht nga performanca në Euro 2020.

Sulmuesi i Napolit ka shënuar 109 gola në 397 paraqitje zyrtare për klubin. /Gazeta Express/