‘Inside the womb- Life before birth’, vepra e Donika Rudit jashtë Kosovës - Gazeta Express
string(69) "inside-the-womb-life-before-birth-vepra-e-donika-rudit-jashte-kosoves"

‘Inside the womb- Life before birth’, vepra e Donika Rudit jashtë Kosovës

Arte

Gazeta Express

15/08/2022 15:22

Vepra e Donika Rudit e cila u dha premierë në festivalin HAPU në Prishtinë, vazhdon rrugëtimin edhe në festivale tjera. ‘Ode to Life’ po prezantohet në kuadër të Festivalit Theter op de Markt.

Ode to Life ju çon në një udhëtim drejt barkut dhe ju lejon të përjetoni se si tingujt e përditshëm ndikojnë tek ne. Ashtu si një fetus, ju ndjeni dridhjet dhe tingujt përreth jush, qoftë zëri i nënës apo tingujt e qytetit. Një oktofoni mbresëlënëse tingujsh ju çon në një udhëtim drejt origjinës së ekzistencës sonë.

Lexo Edhe:

Çfarë thotë vet Rudi për veprën e saj:

Është e mahnitshme se sa shumë tregime dhe eksperienca kemi të shkëmbejmë. ODE TO LIFE është vepër e kompozuar në vitin 2019 dhe u dha premierë në HAPU- Festival i Artit në Hapësirë Publike, në periudhën kur vet po përjetoja momentet ma të bukura të jetës. Vepra në vete përmban tinguj të incizuar gjatë gjithë rrugëtimit tim 9 mujor, përfshirë të rrahurat e zemrës, udhëtimet, përrallat dhe bisedat tona të gjata para gjumit me Janin, ecjet në rrugët e Prishtinës e shumë e shumë të tjera.

ODE TO LIFE është vepër dedikuar Janit & Rozës

ODE TO LIFE, vazhdon të prezantohet në kuadër të Festivalit Theater op de Markt, në instalacionin e mrekullueshëm të Kevin Trappeniers.

/Gazeta Express