Insajderit i sulmohet edhe faqja në Facebook: Olluri akuzon dy persona, thotë se po mbështeten nga Abazi dhe Sveçla - Gazeta Express
string(116) "insajderit-i-sulmohet-edhe-faqja-ne-facebook-olluri-akuzon-dy-persona-thote-se-po-mbeshteten-nga-abazi-dhe-svecla-ge"

Gazeta Express

28/05/2020 19:55

Insajderit i sulmohet edhe faqja në Facebook: Olluri akuzon dy persona, thotë se po mbështeten nga Abazi dhe Sveçla

Gazeta Express

28/05/2020 19:55

Pasi iu sulmua ueb-sajti, gazetës online Insajderi i është sulmuar edhe faqja zyrtare në Facebook.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori i saj, Parim Olluri, të enjten.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se personat që e kanë sulmuar ueb-sajtin e Insajderit javë më parë sot kanë sulmuar edhe faqen në Facebook të gazetës.

Olluri ka akuzuar dy persona për sulmet, teksa ka thënë se ata janë të mbështetur nga zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, dhe ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

”Kriminelet Florim e Ardian Alaj kanë sulmuar sërish Insajderin. Tash faqën në Facebook. Te dytë janë të mbështetur nga Haki Abazi e Xhelal Sveçla. Zëvendës kryeministri Abazi dhe ministri Sveçla janë duke e terrorizuar Policinë e Prokurorinë, duke iu bërë presion qe t’i mos i arrestojnë kriminelet që po e sulmojnë Insajderin”, ka shkruar Olluri në llogarinë e tij private, në Facebook.

Tutje, ai ka bërë të ditur se këta dy persona kanë edhe aktakuza tjetër, ku dyshohet se kanë sulmuar faqen e portalit Infokus, si dhe dyshohet se kanë dëmtuar Indeksonline dhe RTK’në.

Më poshtë reagimi i plotë nga Parim Olluri. 

Njoftim per lexuesit e Insajderit,Kriminelet Florim e Ardian Alaj kane sulmuar serish Insajderin. Tash faqen ne…

Publiée par Parim Olluri sur Jeudi 28 mai 2020